Zjarr në një ndërtesë apartamentesh në Vietnam, 14 të vdekur

schedule09:05 - 24 Maj, 2024

schedule 09:05 - 24 Maj, 2024

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë apartamentesh në qendër të kryeqytetit Hanoi.

Ndërtesa ndodhet në fund të një rrugice të gjerë rreth dy metra, shtoi Vietnam News, duke sqaruar se apartamentet ishin marrë me qira. Sipas informacioneve të shtypit, në katin e parë funksiononte një dyqan që shiste dhe riparonte biçikleta elektrike.

“Mendova se kishte një lloj përplasjeje, ose se diçka kishte rënë në një dritare. Zbrita dhe pashë zjarrin”, tha një dëshmitar.

“Shumë fqinjë dolën me vrap nga rrugica, duke kaluar para shtëpive të të tjerëve. Ne ishim shumë të frikësuar”, theksoi ai.

/abcnews.al