Tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë kur një zjarr përfshiu një lagje të varfër në Manila, kryeqyteti i Filipineve, tha departamenti i zjarrfikësve.
Tre persona të tjerë u plagosën nga zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 05:00, me orën lokale në katin e dytë të një lagjeje të varfër me një problem të rëndë mbipopullimi.
MANILA, Philippines — Eight people died, three others injured after a fire broke out in a residential area at the University of the Philippines (UP) – Diliman in Quezon City early Monday morning, the Bureau of Fire Protection (BFP) reported. pic.twitter.com/NuhZcm5ZYz
— Media Warrior (@MediaWarriorY) May 2, 2022
Zjarrfikësve iu deshën pothuajse dy orë për të shuar zjarrin, i cili shkatërroi 80 shtëpi. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, shumë mbetën të bllokuar brenda shtëpive të tyre, disa prej të cilave ishin prej materialesh të lehta. Nuk dihet ende mosha e saktë e viktimave, por raportohet se gjashtë prej tyre ishin të mitur.
Më shumë se 13 milionë njerëz jetojnë në kryeqytetin shumë të populluar të Filipineve, dhjetëra mijëra prej të cilëve jetojnë në lagje të varfra, ku zjarret janë të zakonshme. /abcnews.al