Zjarr në një lagje në Serbi/ Gjashtë persona humbin jetën, mes tyre 4 fëmijë

schedule10:12 - 23 Gusht, 2024

schedule 10:12 - 23 Gusht, 2024

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lagjen Salajka në Novi Sad të Serbisë.

“Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiç, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!