Një zjarr ka rënë në një ish magazinë shtetërore në Kamëz, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood dhe me materiale plastike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”.
Sipas policisë, flakët janë shuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al