Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në një hotel në qarkun irlandez Galway, i cili do të priste 70 azilkërkues këtë javë, me policinë lokale që konfirmoi se kishte nisur një hetim për zjarrvënie.
Ross Lake House hotel in Co. Galway, which was due to take in 70 military-aged migrant men, has been set on fire.pic.twitter.com/eaU0Yg9qEC
— David Kurten (@davidkurten) December 17, 2023
Zjarri shpërtheu rreth orës 23:35 në hotelin e shekullit të 19-të, i cili ka qenë jashtë funksionit gjatë viteve të fundit.
Disa orë më parë, protestuesit ishin mbledhur jashtë hotelit Ross Lake House, duke bllokuar hyrjen e tij, për të mos zbatuar planin e qeverisë për strehimin e azilkërkuesve në ambientet e tij.
Siç thekson gazeta britanike, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka qenë askush brenda ndërtesës, i cili u vu shpejt nën kontroll. Sot ambientet e hotelit do të kontrollohen nga një ekip ekspertësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Protesters gather at Galway hotel over plans to house 70 asylum seekers | Read more: https://t.co/ZYdZsBYnEN pic.twitter.com/FCKSE1by6o
— RTÉ News (@rtenews) December 16, 2023
Kujtojmë se rreth një muaj më parë shpërthyen trazira të shumta në Dublin, pas një sulmi me thikë ku mbetë të plagosur tre fëmijë dhe një grua.
/abcnews.al