Zjarr në një hangar në Dardhë të Korçës, dyshohet i qëllimshëm

schedule09:43 - 8 Tetor, 2024

schedule 09:43 - 8 Tetor, 2024

Një zjarr ka përfshirë një hangar në fshatin Dardhë të Korçës mëngjesin e kësaj të marte.

Zjarri ka rënë rreth orës 04:00, në një ambjent që përdorej për mbajtjen e orendive shtëpiake, të cilat janë djegur totalisht.

Në këtë situatë, rrezikoheshin disa nga banesat pranë vendit ku ra zjarri por shërbimi zjarrfikës arriti ta izolonte në kohë.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme./abcnews.al