Një gomisteri në lagjen 14 në Shkozet, të Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.
Zjarri ka rënë në katin e parë të godinës 3 katëshe, e cila funksiononte si gomisteri.
Nga flakët nuk ka të dëmtuar, ndërsa për rreth 20 minuta shërbimi i zjarrëfikesve vuri nën kontroll situatën, ndërsa u desh edhe evakuimi i banorëve gjatë operacionit për fikjen e zjarrit.
Siç shihet edhe nga pamjet si pasojë e flakëve muret e kateve më lart janë nxirë nga tymi, por flakët nuk kanë depërtuar brenda për shkak të ndërhyrjes së menjëherëshme.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, për të cilin po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Në Elbasan një bombul gazi ka marrë flakë në një objekt që përdorej si magazinë në qëndër të qytetit. Flakët janë përhapur në brendësi të godinës por menjëherë punonjësit e zjarrëfikëses kanë ndërhyrë duke vënë nën kontroll situatën.Nga zjarri i rënë ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Magazina ndodhej në një zonë të banuar por ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka lejuar që të përhapet në godinat aty pranë. / abcnews.al /



