Një zjarr i papritur është shfaqur në një nga furrat më të mëdha në qytetin e Beratit, në zonën e njohur si “harqet” në lagjen “Dëshmorët e Kombit”. Zjarri është parë nga punëtorët në një nga dhomat e pjekjes dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë furrën.
Lexo edhe: “Sa të jeni ju nuk ju sulmojmë”, konfirmohen negociatat Rusia-Ukrainë në kufi me Bjellorusinë
Punonjësit dhe pronari i furrës,i cili banon sipër saj, kanë njoftuar menjëherë Repartin e Shpëtimit nga Zjarri,të tmerruar nga përhapja e shpejtë e flakëve.
Forcat Zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e zjarrit por,edhe pse kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të shuajnë në kohë zjarrin,pjesa me e madhe e furrës është shkrumbuar totalisht.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi punëtorët kanë dalë shpejt por dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha.
Zjarrfikësit në vendngjarje janë duke punuar edhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mori përmasa të mëdha,edhe pse paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik./abcnews.al/