Një zjarr ka rënë në një burg të Milanos. Sipas mediave italiane, zjarri ka rënë brenda burgut San Vittore, ndërsa katër persona raportohet të kenë shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Zjarri ka rënë në orën 23:00 të së dielës. Ndërhynë forcat e policisë së burgjeve dhe zjarrfikësit, puna e të cilëve, mes shuarjes së flakëve dhe ajrosjes së dhomave, zgjati rreth gjashtë orë./abcnews.al