Zjarr në një burg të Indonezisë, të paktën 40 viktima e dhjetëra të lënduar

schedule08:42 - 8 Shtator, 2021

schedule 08:42 - 8 Shtator, 2021

Një zjarr i rënë në një burg të mbipopulluar në Indonezi u ka marrë jetën të paktën 40 personave. Një ministër i qeverisë bëri të ditur se zjarri në burgun që ndodhet në provincën Banten, ra si pasojë e një shkëndije elektrike.

Flakët u shfaqën diku mes orës 01.00 dhe 02.00 të mërkurën në mëngjes. Në këtë burg vuanin dënimin persona që janë marrë me trafik droge. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregonin flakët që dilnin nga tarraca e godinës ndërsa veç viktimave të paktën 8 persona kanë marrë lëndime serioze.

“Dyshimet kryesore janë për një lidhje të shkurtër elektrike,” tha zëdhënësi i policisë ndërsa shtoi se 73 persona të tjera kanë marrë lëndime të lehta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!