Të paktën 38 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një burg të mbipopulluar në kryeqytetin politik të Burundit, Gitega.
Lajmi është bërë i ditur për mediat nga zëvendës-presidenti Prosper Bazombanza, i cili ka theksuar se përveç viktimave janë lënduar edhe 69 të dënuar të tjerë.
Bazombanza, i cili vizitoi vendin e ngjarjes me disa ministra të lartë, nuk tha se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin. Një i burgosur tha se të burgosurit kishin vdekur nga flakët, derisa dëshmitarët kanë potencuar se ata me djegie më të rënda po dërgoheshin në spital me kamionë të policisë dhe të ushtrisë.
BREAKING: Burundi prison fire kills 38 inmates, injures dozens more – vice president pic.twitter.com/kWzffQHJAm
— Mohamed A Gulleid (@MohamedGulleid) December 7, 2021
Ndërkohë në ndërtesë ndodheshin më shumë së 1500 të burgosur, shifër kjo më e lartë se kapaciteti i tij. /abcnews.al