Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk janë shënuar dëme materiale dhe te banorët e tjerë përreth.
“Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al