Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e ministrisë së Financave në Kopenhagë, sipas një njoftimi të ministrisë së Financave. Zjarri shpërtheu në kulmin e objektit, kurse ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Policia njoftoi se ka evakuuar ndërtesat tjera përreth asaj të ministrisë së Financave për arsye të sigurisë. Deri më tani nuk dihen shkaqet, që çuan në shpërthimin e zjarrit.
/abcnews.al