Zjarr në minierë/ 187 minatorë evakuhoen në Kazakistan

schedule22:43 - 2 Maj, 2024

schedule 22:43 - 2 Maj, 2024

Këtë të enjte, për arsye sigurie, 187 minatorë u evakuuan pasi ra zjarr në minierën Kostenko në Karaganda, një qytet në Kazakistanin qendror, njoftoi Ministria e Situatave të Emergjencave në kanalin Telegram.

Zjarri në shiritin transportues është shuar nga një elektricist me ndihmën e pajisjeve emergjente për shuarjen e zjarrit, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, shtoi ai, u mor një vendim për të aktivizuar planin e evakuimit dhe nxjerrjen e 194 minatorëve në sipërfaqe në katet e tjera të minierës.

“Deri në orën 21:47 (me orën lokale), 187 minatorë janë nxjerrë në sipërfaqe, shtatë punëtorë nga radhët e drejtuesve dhe mbikëqyrësve kanë mbetur në vend për të kontrolluar situatën dhe sistemet e mbështetjes jetësore të minierës”, njofton Ministria në TAŠ.

Në tetor të vitit të kaluar, 46 minatorë vdiqën në minierën ArcelorMittal në Karaganda dhe shkaku i mundshëm i aksidentit ishte një shpërthim gazi metani.

Presidenti i Kazakistanit Kasim-Jomart Tokaev më pas urdhëroi qeverinë që të ndërpresë bashkëpunimin investues me kompaninë./abcnews.al