Më shumë se 9,500 hektarë bimësi u dogjën të dielën e Pashkëve në Francën jugperëndimore, ku shpërtheu zjarri më i madh në vend për vitin 2023.
Flakët “kaluan kufirin me Spanjën”, sipas autoriteteve.
Më herët, ministri i Brendshëm Gerald Darmanen njoftoi se flakët ishin përhapur në një sipërfaqe prej 9,300 hektarësh dhe se 300 njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
Zjarri shpërtheu mëngjesin e së dielës së Pashkëve, midis komuniteteve Cherber dhe Banyul-sur-Mer. Thatësira, e lidhur me ndryshimet klimatike, ka shkaktuar tashmë kufizime dhe tensione.
Katër fshatra kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga e premtja.
/abcnews.al