Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në Konispol, rrezikohen banesat/ Evakuohen banorët. Terreni i vështirë nuk lejon zjarrfikëset të hyjnë

schedule14:38 - 26 Korrik, 2025

schedule 14:38 - 26 Korrik, 2025

Zjarr i madh në fshatin Markat, bashkia Konispol. Ka nisur dje në fshatin Ninat. Tërë natën sherbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar dhe e shuan në Ninat. Sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat. Rrezikohen banesa.

Deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat. Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë. Shuarja e zjarrit bëhet me mjete manuale pasi zjarrfikësja nuk shkon dot…

Tani në Markat në ndihmë shkuan edhe zjarrfiksja e Finiqit dhe ajo e Sarandës njëherazi edhe dy të ushtrisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!