Tre banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Kakavijë, shumë pranë pikës doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë. Për shkak të situatës së krijuar dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qarkullimi i mjeteve në këtë zonë u ndërpre për rreth 60 minuta.
Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, bëri të ditur se situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse shqiptare dhe ndihmës së dy avionëve zjarrfikës të ardhur nga shteti fqinj, Greqia.
Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve dhe qytetarëve në pikën e kalimit kufitar Kakavijë është rikthyer në normalitet.
/ abcnews.al



