VIDEO/ Zjarr në fshatin Frashtan të Dropullit, ndërhyhet me helikopter nga ajri

schedule18:08 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:08 - 8 Korrik, 2024

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Frashtan të bashkisë Dropull. Gazetari i ABC News, Elidon Berberi raporton se zjarrfikëset dhe një helikopter janë në vendngjarje.

Banesat nuk rrezikohen pasi flakët janë lokalizuar me ndërhyrjen e helikopterit nga ajri. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

“Është një nga zonat që ka qenë gjithmonë problematike sa i takon qarkut të Gjirokastrës por nga informacionet që kemi deri tani, i vetmi lajm i mirë është që të paktën jashtë territorit flakët e zjarrit janë neutralizuar falë ndërhyrjes me helikopter nga ajri. Nuk dihet ende shkaku i zjarri por situata deri pak më parë ka qenë mjaft e vështirë.”, raportoi gazetari./abcnews.al