Kati i parë i një fabrike çantash kartoni që ndodhet në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike.
Mësohet se shkëndija elektrike e ka përcjellë zjarrin tek një makineri, duke u shpërndarë më pas në të gjithë katin.
Punëtorët e fabrikës janë evakuuar menjëherë nga zjarrfikësit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale./abcnews.al/