Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Mirakë të Elbasanit.
Zjarri po vijon tashmë prej disa orësh, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies së tij.
Gazetari Aldo Kozarja raporton se për shkak të terreni të vështirë forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Flakët tashmë po përparojnë në drejtim të zonës së banuar./abcnews.al