Zjarri ka përfshirë një pallat në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së Elbasanit.
Mësohet se zjarri ka rënë në bodrumin e pallatit 12 katësh, ndërkohë që janë evakuuar banorët.
Në vendin e ngjarjes ndodhet dy makina zjarrfikëse, që po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.
Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit
g.v/abcnews.al

