Digjen mbetjet e plastikës në Osum, tymi ndot Beratin dhe zonat përreth

schedule14:01 - 21 Prill, 2020

schedule 14:01 - 21 Prill, 2020

Berati turistik është kthyer në një qendër të pabanueshme. Buzë Osumit grumbullohen mbetjet e lagjes “Goricë”.

Mëngjesin e së martës në fshatin Velabisht, mbeturinave u është vënë flaka. Për pasojë tymi ka mbuluar zonën e afër qëndrës.

Era tepër e keqe është ndier për orë të tëra në të gjithë zonën. Banorët shprehen se kjo është një situatë e përsëritur.

 “Nuk ka vend për mbeturinat, përse t’i hedhin në vendet ku banojnë qytetarët, apo ku është tregu”, shprehet një qytetar. Ndërsa një tjetër thekson se këto mbeturina hidhen në mënyrë të përsëritur dhe se janë vetë njerëzit që e dëmtojnë ambientin.

Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët e zjarrit të vendosur nga persona të papërgjegjshëm të paidentifikuar nga policia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!