Zjarri është pikasur fillimisht në një pllajë me shkurre por i favorizuar nga era dhe barishtet përreth është përhapur në të gjithë pllajën, duke përparuar drejt plantacioneve me ullinj.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve që ishin duke përparuar drejt ullinjve, duke shmangur rrezikun djegies së plantacioneve me ullinj.
Puna për lokalizimin e flakëve dhe vënien e zjarrin nën kontroll po vijon në të gjithë pllajën me shkurre, ku ka ende vatra të nxehta zjarri.
Edhe pse është herët për të bërë bilancin e plotë, burimet paraprake të zjarrfikësve në vendngjarje konfirmojnë se janë djegur rreth 4 dylym me shkurre.
Mendohet se zjarri është shkaktuar nga vetë banorët e zonës, që kishin ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe hapjen e tokave të reja po zjarri u kishte dalë jashtë kontrollit.
/Abcnews.al/