Zjarr në banesën në Gjirokastër/ Shpëtojnë mrekullisht banorët

schedule15:48 - 21 Dhjetor, 2024

schedule 15:48 - 21 Dhjetor, 2024

Këtë të shtunë,  një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Gjirokastrës. Nga zjarri ka pasur dëme materiale, ndërkohë kanë shpëtuar banorët e banesës. Ngjarja ka ndodhur para çaste më parë në lagjen Pllakë ku zjarri u konstatua në katin e dytë të banesës.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës dhe u konstatua se zjarri është shkaktuar si rezultat i një defekti në bombulën 5 kg me gaz që ndodhej në ballkonin e banesës dhe përdorej për gatim. Nga zjarri i rënë u dogjën disa orendi që ndodheshin në ballkon. Zjarrëfikësit arritën të bënin neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit duke mos lejuar depërtimin e tij në banesë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!