Një 94 vjeçar është lënduar këtë të martë si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë përfshirë banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ku si paojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Sh. T., 94 vjeç, i moshuari ka marrë dëmtime në trup.
Policia bën me dije se si pasojë e plagëve 94 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.01.2021, rreth orës 12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al