Zjarr masiv në pyjet e Devollit

schedule16:01 - 31 Mars, 2019

schedule 16:01 - 31 Mars, 2019

Një masiv pyjor ka marrë zjarr në zonën e Bradvicës në Devoll. Zjarri ka nisur mbrapa vendit të njohur si Guri i Vjeshtës në kufi me Dardhën. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke rrezikuar edhe pyjet e Dardhës ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Ndërkohë në Burrel tre vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive  në vendin e quajtur Kongrazhd. Ky zjarr është aktivizuar prej dy ditësh dhe për shuarjen e tij po aktivizohen edhe forca të ushtrisë, por terreni është i vështirë./abcnews.al