Një zjarr ka përfshirë ndërtesën në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup, mbrëmjen e sotme. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse.
Ndërkaq për momentin nuk ka informacione se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. U raportua se një shtëpi po digjej në rrugën Advokatska, përballë Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve. Zjarri shpërtheu në momentin që filloi të binte shi. Nuk dihet saktësisht pse doli kaq shumë tym, as çfarë e shkaktoi zjarrin.