Zjarr i madh në Vlorë, helikopteri ndërhyn për të shuar flakët

schedule15:04 - 22 Shtator, 2022

schedule 15:04 - 22 Shtator, 2022

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer këtë të enjte në kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa është ndërhyrë edhe nga ajri për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht në kodrat e Kaninës në sipërfaqen me ullinj, ndërsa flakët e mëdha rrezikojnë edhe banesat që ndodhen përreth./abcnews.al/