Zjarr i madh në Memaliaj, digjen 2 hektarë tokë bujqësore

schedule17:20 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:20 - 13 Korrik, 2022

Një zjarr i madh ka përfshirë një tokë bujqësore dhe kullotë në Memaliaj.

Flakët e zjarrit kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve  të Memaliajt.

Ata vendosën perimetrin e zonës dhe bënë të mundur ndalimin e avancimit të flakëve në drejtimin verior.

Ngjarja ka ndodhur në Moglia, rreth 5 km në veri të Memaliajt.

Flakët kanë djegur më shumë se 2 hektarë tokë bujqësore dhe kullotë.

Zjarrfikësit e Memaliajt po luftojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit./Abcnews.al/