Zjarr i madh në Los Angeles, evakuohet Malibu

schedule11:51 - 10 Nëntor, 2018

schedule 11:51 - 10 Nëntor, 2018

Nëntë viktima dhe dhjetëra mijëra dollar dëme material si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Los Angelesin. Autoritetet amerikane kanë evakuuar Malibu ndërsa zjarre janë regjistruar dhe në veri të Kalifornisë. Më shumë se 157 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Los Angeles dhe si pasojë e erërave të forta po përhapet përgjatë zonave brgdetare. Bilanci flet për të paktën nëntë viktima. Zjarri nisi në Thauzënd Oaks, duke detyruar autoritetet amerikane që të urdhërojnë evakuimin e 75 mijë banesave. Evakuimi është urdhëruar dhe për qytetet e Kalabasas e Malibu, ndërsa një zjarr tjetër i madh ka përfshirë veriun e Kalifornisë.

Disa nga viktimat humbën jetën brenda automjeteve të tyre, të përpirë nga zjarri. Aktualisht janë më shumë se 2.200 zjarrfikës në gadishmëri por dhe rojet kombëtare kanë dërguar 100 trupa në ndihmë të banorëve. Paradajz, qytezë kaliforniane me 27 mijë banorë, është shkatërruar plotësisht.

Janë më shumë se 157 mijë personat e detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar. Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të lejuar dhënien e ndihmës në zonat e prekura nga zjarri.

Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë shumë të mëdha, dhe llogaritjet e para flasin për dhjetëra mijëra dollar. Me mijëra banesa, por dhe sipërmarrje janë shkatërruar plotësisht dhe zjarri rrezikon të shkatërrojë dhe parajsa të tëra natyrore. Pamjet e transmetuara nga mediat amerikane tregojnë banorë që largohen në panic, dhe të tjerë që nuk dinë ku të shkojnë pasi janë të rrethuar nga zjarri.

Në shumë zona zjarrfikësit nuk kanë mundur të shkojnë pasi është e pamundur të kalohet, ndërkohë që banorët largohen në këmbë duke lënë banesat dhe automjetet e tyre në flakë. Janë të shumta rrugët e bllokuara, ndërsa disa banorë kanë dhënë alarmin nëpërmjet rrjeteve sociale pasi kanë mbetur të izoluar në zonat ku jetojnë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!