Një zjarr i madh ka përfshirë Karaburunin mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije për ABC se sipërfaqe të mëdha toke janë përfshirë nga flakët.
Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar gjatë orëve të pasdites së sotme në Kaninë.
Prej disa ditësh, temperaturat e larta kanë bërë që në të gjithë vendin të përhapen vatra zjarri, ndërkohë që në disa zona terreni ka vështirësuar edhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Rreziku pritet të jetë prezent edhe në ditët e ardhshme pasi sinoptikanët kanë paralajmëruar rritje të temperaturave, veçanërisht nga dita e hënë. m.v/abcnews.al