Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr i madh në Finiq rrezikon banesat, evakuuohen banorët

schedule16:56 - 22 Gusht, 2021

schedule 16:56 - 22 Gusht, 2021

Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Aliko në bashkinë e Finiqit. Siç raporton gazetarja Silvi Sulaj flakët favorizohen nga era dhe rrezikohen banesa.

Për shkak të rrezikut të lartë janë evakuuar banorët. Shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Finiqi dhe Delvina kanë mbërritur në fshat dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.



Kryebashkiaku Kristaq Kiço, ka thënë për ABC se forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë po punojnë që zjarri mos të futet në banesanë fshatin Aliko. Gjithashtu ai ka thënë se kritike është situata edhe në fshatin Rahullë ku zjarri i afrohet banesave.

“Forcat  zjarrfikëse dhe të policisë janë në Aliko dhe po mundohen që zjarri mos të futet në banesa. Janë evakuuar disa banorë nga banesat e tyre. Ndërkohë që problemi në këtë moment është edhe në fshatin Rahullë ku zjarri i afrohet banesave. Kjo edhe për shkak të erës që ndihmon në përhapjen e zjarrit,” është shprehur Kiço. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!