Hakim Ziyech është një nga blerjet më të mirë të Chelsea. Marokeni i ardhur nga Ajax, do të përforcojë shumë fazën ofensive sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për sajtin zyrtar të “Bluve të Londrës”, 27-vjeçari rrëfen kënaqësinë e madhe që është bërë pjesë e skuadrës që simpatizonte kur ishte i vogël.
“Kur je i vogël gjithmonë ëndërron të luash me një klub të madh, dhe padyshim në Premier League. Kam parë shumë kampionë të mëdhenj duke luajtur këtu. Kur isha shumë i ri, kohë kur isha pjesë e Heerenveen, admirojë Drogba, Lampard dhe Terry: të gjithë emra të mëdhenj.
Do të thotë shumë për mua fakti që ia kam dalë të jem pjesë e skuadrës që admiroja. Sipas këndvështrimit tim, futbolli luhet me tru. Duhet të jesh inteligjent për të krijuar hapësira, jam gjithmonë i vëmendshëm ndaj gjërave të vogla.
Barazimi 4-4 në “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Ajax? Një ndeshje e çmendur! Ishte një ndeshje fantastike për ata që ishin tifozë me asnjë skuadër. Për ne (Ajax) nuk ishte aq e këndshme, pasi po udhëhiqnim 1-4. Është një nga ato takime për të cilat tifozët jetojnë“, përfundon Ziyech. /abcnews.al