Zimbabve, bisedime për formimin e qeverisë pas rrëzimit të Mugabe

schedule11:50 - 16 Nëntor, 2017

schedule 11:50 - 16 Nëntor, 2017

Pasi ushtria mori kontrollin në  Zimbabve kanë filluar bisedimet për një qeveri kalimtare, qe i jep fund regjimit 40 vjecar të Presidentit Mugabe Një zyrtar i partisë opozitare të Zimbabves  deklaroi për CNN se po ndodh një tranzicion pushteti për të formuar një qeveri të re, e cila do të pranohet në heshtje edhe nga fuqitë ndërkombëtare.

CNN thekson se po zhvillohen bisedime aktive për formimin e qeverise se tranzicionit, por me kusht që ajo të përfshijë edhe opoziten e vendit. Te merkuren Gjenerali qe drejton  Ushtrinë ne vendin afrikan deklaroi në televizionin kombëtar se ushtria po zhvillon një operacion që ka objektiv kriminelë pranë Presidenti Mugabe.

Sipas Presidentit te Afrikes së Jugut Jacob Zuma, Mugabe është në arrest shtëpiak dhe bashkë me të ndodhet dhe gruaja e tij Grejs, që do ta zëvëndësonte atë si President. Jashtë Pallatit Presidencial, Parlamentit, Aeroportit dhe Qendres Televizive Kombëtare janë të pozicionuara forca të shumta ushtarake. Pavarësisht prezencës së madhe ushtarake me automjete, tanke dhe armatime, qytetarët në kryeqytet e përshkruajnë situatën si të qetë.

Gjatë ditës Blloku Rajonal i Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC) do të mbajë një takim urgjent rreth krizës ne Zimbabve. Takimi qe do të mbahet në Botsvana, do të mbledhë Ministrat e Jashtëm  dhe delegatët nga Angola, Tanzania dhe Zambia.

Sipas CNN Sekretari I Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe per te qëndruar larg dhunës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!