Zilina largoi 15 lojtarë, Besir Demiri: Ju tregoj propozimin e klubit

schedule22:56 - 4 Prill, 2020

schedule 22:56 - 4 Prill, 2020

Zilina ka shpërndarë ekipin, për shkak të krizës financiare të krijuar nga Coronavirusi. Klubi sllovak ka kërkuar që lojtarët të ulin ndjeshëm pagat, ndryshe nga 1 maji do të largohen. Diçka të tillë e tregon edhe mbrojtësi Besir Demiri, i cili më herë është grumbulluar edhe me kombëtaren e Shqipërisë.

“Ditë më parë edhe unë isha i informuar, por  zyrtarisht dje na është thënë se 15 lojtarë nga data 1 maj jemi të liruar nga klubi. Shpresoj që të mos ketë klube dhe viktima tjera dhe shpresoj të jetë në të mirë të gjithë lojtarëve që jemi të liruar nga klubi”, shprehet Demiri në emisionin “Java Sportive” në TV Shenja të Maqedonisë së Veriut.

Më tej mbrojtësi i majtë shton: “Fillimisht na është kërkuar me e-mail që të ulim pagat nga 70%, deri në 80%. Nuk ishte e pranueshme nga shumica e futbollistëve, pasi është një ulje e madhe. Dhe pas kësaj, ditëve në vijim na është ka ardhur urdhri që jemi të lirë deri në 1 maj. Kush nuk e pranon uljen  pagës, do paguhet deri në maj dhe pas janë të lirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!