“Ziejnë” plazhet e Himarës/ Turistët e huaj: Deti i bukur, njerëz miqësorë

schedule14:35 - 3 Gusht, 2024

schedule 14:35 - 3 Gusht, 2024

Ndërsa plazhet e Himarës janë të mbushur me njerëz.  Pushues vendas dhe të huaj shijojnë pushimet. Shprehen të impresionuar nga bukuritë e vendit dhe thonë se do të kthehen sërish.

“Teksa na ndan 1 dite nga zgjedhjet vendore të Himarës dhe qyteti po përgatitet për procesin e votimit, ne plazh turistet e huaj po shijojnë bukuritë natyrore. Të pyetur nga ABC News thonë se do rikthehen serish jo vetëm në Jug të vendit, por për të vizituar gjithë Shqipërinë.”

“Është këndshëm. Uji është i mrekullueshëm. Është shumë i mirë.  Për mua i ngjason parajsës”.

“Është hera e parë në Shqipëri. Ishim në veri të vendit, bëmë hiking, vizituam Tiranën, Sarandën, ishte shumë bukur, njerëzit shumë miqësor. Në Sarandë më pëlqeu plazhi.”

“Jemi nga Brazili, është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi qëndruar në Saranda dhe tashmë në Himarë. Do të marrim një varkë dhe do të shëtisim.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!