Zidane zbulon favoritin e tij për ‘Topin e Artë’: Unë do ia jepja Benzema

schedule12:59 - 18 Tetor, 2021

schedule 12:59 - 18 Tetor, 2021

Zinedine Zidane aktualisht është pa një ekip prej disa muajsh që pas largimit nga Real Madridi.

Gjtë kësaj kohe trajeri francez po pret ndonjë ofertë konkrete, nga skuadrat e njohura për t’u rikthyer  të marrë drejtimin e ndonjë ekipi.

Siç po ndodh edhe ditët e fundit ku njerëz të njohur në botën e sportit po japin mendimet e tyre për çminim më të komentuar të momentit, “Topi i Artë”, Zinedine jep mendimin e tij se kush duhet ta fitojë këtë çmim, kur na ndajnë dhe pak javë nga ndarja e çmimit.

Sipas “Telefoot” Zidane ka folur për garën, ku shpreson se sulmuesi I Real Madridit, Karim Benzema do ta fitojë atë.

“Benzema meriton ta fitojë këtë “Top të Artë”. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, pata nderin e madh ta stërvit atë”, theksoi Zidane.

Tekniku francez tha se po të ishte në dorën e tij, do t’ia dhuronte “Topin e Artë” francezit.

“Benzema di të bëjë gjithçka në fushë. Ai është mbi të gjithë për momentin dhe shpresoj se mund të shpërblehet me këtë “Top të Artë”. Është në një moment të jashtëzakonshëm dhe po të ishte në dorën time do t’ia jepja Topin e Artë, deklaroi Zidane.

Zidane dhe Benzema kanë punuar për një kohë të gjatë së bashku te Real Madridi, ku sulmuesi ka qenë futbollisti i preferuar nga Zidane. /abcnews.al