E ardhmja e Gareth Bale vazhdon të jetë një dilemë e madhe. Lojtari në pronësi i Real Madrid po shkëlqen në ndeshjet e fundit me Tottenham, aq sa janë rikthyer zërat për një rikthim të mundshëm të tij në Spanjë.
Megjithatë, sipas raportimit të mediave spanjolle janë të pakta mundësitë që uellsiani të luajë sërish me galaktikët. Zinedine Zidane nuk e dëshiron Bale në ekip edhe nëse ai arrin të shënojë 30 gola me londinezët gjatë huazimit të tij.
Për sa kohë trajneri francez do të jetë në stolin e Realit, Gareth do ta ketë shumë të vështirë të luajë sërish me kampionët e La Ligas. Këta të fundit shpresojnë që ta shesin sulmuesin në fund të sezonit për 20-30 milionë euro, por nuk dihet nëse Tottenham do ta blejë përfundimisht kartonin e tij. /abcnews.al