Zidane nuk duron: S’i mund t’u them lojtarë që po iki, në një moment si ky!

schedule22:08 - 16 Maj, 2021

schedule 22:08 - 16 Maj, 2021

Real Madrid fitoi kundër Athletic Bilbao dhe mban ende shpresa për titullin kampion. Gjithsesi, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, gazetarët e kanë ngacmuar trajnerin francez, në lidhje me një lajm të dalë ditën e djeshme, ku thuhej se Zidane u kishte thënë futbollistëve se do të largohet në fund të sezonit.

Tekniku ka mohuar gjithçka: “Si mund t’u them unë lojtarë që po largohem në këtë moment të sezonit?! Nuk u kam thënë asgjë lojtarëve për të ardhmen time. Ne nuk mund të flasim vazhdimisht për të ardhmen time, gjëja më e rëndësishme është sfida e fundit që na ka mbetur. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, përballë do të kemi një ekip si Villareal dhe do të jetë një duel i vështirë. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë”.

“Dora e lojtarit të Bilbaos? Nuk dua të përfshihem te pjesa e gjykimit. Mendoj se gjyqtari bën punën e tij sa më mirë që mundet, kjo është e gjitha. Është e vërtetë ajo që thoni ju se ka një dorë, por unë bëj punën time dhe gjyqtari përpiqet të bëjë të veten”.

“Hazard? Asgjë nuk po ndodh me të, për momentin luajnë të tjerë. Unë duhet të zgjedh vetëm 11 lojtarë. Ai po jep kontributin e tij, futet, del. Çdo javë unë duhet të zgjedh 11 lojtarë”.

“Nacho? Sigurisht që ai duhet ta mbyllë karrierën te Real Madrid. Ju thoni se ai një lojtar që nuk bën zhurmë, por unë them se bën shumë zhurmë. Ai është një lojtar i mirë dhe e meriton ta mbyllë karrierën këtu”, ka përfunduar Zidane. /abcnews.al