Një lajm jo i mirë për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane. Klubi madrilen ka konfirmuar se Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim dhe është më serioz seç dukej. Pas testeve të kryera spanjolli rezultoi me një dëmtim të ligamentit në pjesën e brendshme të gjurit të djathtë.
Sipas mjekëve, 28-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave për afro dy muaj. Kjo do të thotë se mbrojtësi anësor do të humbasë duelin me Barcelonën, e cila është parashikuar të zhvillohet me 25 tetor.
Parte médico de Carvajal.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (34?) (@realmadrid) October 2, 2020
Gjithashtu ai nuk do të jetë i gatshëm për Zidane as në sfidat e para në Champions League. Kështu Carvajal i bashkohet Eden Hazard, i cili gjithashtu është i dëmtuar. Ylli i kombëtares belge rrezikon pjesëmarrjen në “El Clasico”, por mjekët po bëjnë maksimumin për ta rikuperuar në kohë sulmuesin. /abcnews.al