Real Madrid fitoi 1-4 në fushën e Granadës mbrëmjen e kaluar dhe vazhdon të jetë në garë për fitimin e titullit kampion. Shumë lojtarë të rinj u aktivizuan dhe i dhanë përgjigjen e duhur trajnerit Zinedine Zidane.
Francezi komplimentoi djemtë e tij, teksa thekson se “Los Blancos” nuk do të dorëzohen deri në fund. Atletico Madrid kryeson me 80 pikë, dy më pak se “armiqtë” e përjetshëm të Realit.
“Gutierrez, Marvin, por edhe e gjithë pjesa tjetër e skuadrën zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. E merituam fitoren. Miguel luajti për shkak të mungesave të Marcelos dhe Mendy. Jam shumë i lumtur për të, pasi zhvilloi një ndeshje të madhe.
Marcelo? Ndjente disa shqetësime dhe nuk donim ta rrezikonim. Ky është shkaku pse nuk luajti, nuk ekziston asgjë tjetër. Titulli? Do të japim gjithçka deri në fund. Nuk dua të flas për golat që shënuam, më pëlqen të nënvizoj paraqitjen solide në mbrojtje“, deklaroi Zidane. /abcnews.al