Zidane largohet nga mundësia e drejtimit të kombëtares franceze, Deschamps ka një marrëveshje me federatën

schedule13:07 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 13:07 - 31 Dhjetor, 2022

Me përjashtim të surprizave të minutës së fundit, Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të Francës edhe për të paktën dy vite të tjera, deri në Euro 2024.

Kështu shkruan “Le Parisien”, sipas të cilit trajneri aktual ka arritur një marrëveshje me presidentin e federatës të enjten e kaluar. E vetmja gjë që mungon për t’u sqaruar është mundësia e futjes një klauzole edhe për dy vite të tjera, pra deri në Botërorin e vitit 2026.

Nënshkrimi ende mungon, por marrëveshja ekziston dhe së shpejti do të zyrtarizohet. Kështu, ëndrra e Zidane nuk mund të realizohet as këtë herë, ku ish-trajneri i Real Madrid ka si objektivë të drejtojë “gjelat”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!