Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e kaluar kundër Valladolid. Djemtë e Zidane fituan 0-1 jashtë fushë falë golit të Nachos në minutën e 78-të. Mbrojtësi shfrytëzoi një kros të Toni Kross dhe realizoi me kokë golin vendimtar.
Lojtari vrapoi për të ndarë festën me Zidane dhe trajneri zbulon se çfarë i kishte kërkuar disa minuta më parë. Francezi ndalet edhe te humbja tragjike e Kobe Bryant, legjendës së basketbollit, i cili u shua në moshën 41-vjeçare.
“Jam i lumtur për Nachon. Pak para golit i kërkova që të dilte në sulm dhe të qëndronte në shtyllën e parë. Ai është një mbrojtës, nuk i qëllon shpesh të shënojë, prandaj jam shumë i lumtur që ia doli. Bryant? Është një ndjesi e tmerrshme. Lajmi i vdekjes së tij na ka trishtuar të gjithëve. Nuk kam fjalë, është një lajm i tmerrshëm. Ndihem shumë keq“, përfundon Zinedine Zidane. /abcnews.al