Shumë klube po mendojnë për merkaton e verës, edhe pse vëmendja aktuale është e përqendruar në mbrojtjen ndaj infektimit me COVID-19. Real Madrid pritet të bëjë disa përforcime të rëndësishme, ashtu siç ndodh gjithmonë me këtë klub.
The Mirror raporton se spanjollët kanë gati një super ofertë për Sadio Mane. Afrikani i Liverpool është një ndër të preferuarit e trajnerit Zidane dhe Real Madrid do të ofrojë 154 milion euro për kartonin e sulmuesit anësor.
27-vjeçari është një nga pikat më të forta të skuadrës së Jurgen Klopp. Mane numëron 61 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Senegalit, në të cilat ka shënuar 16 gola. /abcnews.al