Zidane i bindur: Benzema, sulmuesi francez më i mirë i të gjitha kohërave

schedule14:56 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 14:56 - 16 Dhjetor, 2020

Karim Benzema shënoi dy gola në fitoren e djeshme të Realit kundër Athletic Bilbao. Sulmuesi francez, pas ndeshjes mori elozhe nga trajneri Zinedine Zidane, i cili theksoi se ai është francezi më i mirë i të gjitha kohërave.

Benzema ka shënuar 259 gola dhe ka shërbyer 138 asiste në 529 ndeshje për Realin, duke ndihmuar ekipin të fitojë 4 Champions dhe 3 tituj në Spanjë. “Ai është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave, – theksoi Zidan pas ndeshjes, ndonëse Franca ka pasur të tillë si Thierry Henry apo JUst Fontaine, – ai ka qenë tek Reali për një kohë kaq të gjatë dhe ka kaq shumë kontribut”.

“Sa për ndeshjen, mendoj se u nxituam dhe nuk e luajtëm siç duhet kur Bilbao mbeti me 10 vetë. Gjithsesi, me 4 fitore në 4 ndeshje në 10 ditë duhet të jemi të lumtur”, u shpreh trajneri Zinedine Zidane, i cili nga sot do të ketë në dispozicion edhe Eden Hazard, i cili është rikuperuar dhe është bashkuar me grupin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!