Zidane: Hazard na kërkoi falje të gjithëve. E ardhmja? Do ja bëj klubit të lehtë

schedule14:58 - 8 Maj, 2021

schedule 14:58 - 8 Maj, 2021

Real Madrid luan një ndeshje shumë të vështirë mbrëmjen e nesërme, që vjen pas humbjes ndaj Chelsea në gjysmëfinale të Champions League. Madrilenët sfidojnë nesër në 21:00 Sevillan, pretendente për titullin gjithashtu. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli Zidane, që tregoi edhe për dëmtimin e Ramos dhe të ardhmen.

“Të harrojmë Champions League dhe të përqendrohemi në katër finalet e mbetura. Ju siguroj se do luftojmë deri në fund. Dëmtimi i Ramos? Ai luajti ndaj Chelsea sepse 100% i shëruar dhe në formë. Pas ndeshjes ai kishte dhimbje dhe ne nuk duam ta rrezikojmë, si gjithmonë. Nuk do jetë i gatshëm për nesër, shpresojmë ta kemi sa më shpejt.

Hazard? Fola me të pas ndeshjes dhe më kërkoi falje për reagimin e tij pas ndeshjes (të qeshurat). Ajo që ndodhi, ndodhi dhe ne duhet të përqendrohemi te futbolli tani. Ai ka një kontratë me Realin dhe dëshiron të ketë sukses këtu, shpresoj që ai të tregojë çfarë lojtari është. Më shqetësojnë dëmtimet e shumta. Këtë sezon kemi pasur shumë dëmtime.

E ardhmja? Do të përfundojmë sezonin. Ajo që mund të them është se gjithmonë do ta bëj shumë të lehtë për klubin, sepse më ka dhënë gjithçka. Do ua bëj shumë të lehtë. Por çështja aktuale është të mbyllim në mënyrën e duhur sezonin dhe të bëjmë mirë në 4 ndeshjet e mbetura.

Pjesa tjetër është “bla bla bla”. Nuk dua t’i hap klubit probleme, do të përqendrohem në katër ndeshjet e fundit dhe pjesën tjetër do e shohim më vonë. Sevilla është një ekip ndryshe. Do të jetë e vështirë ndaj tyre, ata kanë treguar se janë një ekip shumë i mirë. Edhe ata janë në garë për La Ligan”, u shpreh Zidane. /abcnews.al