Real Madrid do të luajë përsëri në shtëpi. “Los Blancos” presin ekipin e Betis nesër në mbrëmje dhe objektivi i vetëm është fitorja. Diferenca me Barcelonën është vetëm një pikë dhe ekipi i Zidane nuk dëshiron të frenohet.
Trajneri francez është ndalur te Eden Hazard gjatë konferencës për shtyp. Zidane vlerëson fantazistin belg dhe i jep besim atij. Hazard është përshtatur me ekipin e ri dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë.
“Jemi të kënaqur me atë që po jep Hazard. Do të kthehet shumë shpejt në nivelin e tij më të mirë, loja e tij po vjen në rritje. Pati 2-3 raste kundër Galatasarayt në Champions League, por nuk arriti të shënonte. Gjithsesi, po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje dhe shumë shpejt do të kapë formën më të mirë“, thekson trajneri i Real Madrid. /abcnews.al

