Real Madrid-Inter është dueli më i fortë i ditës së nesërme në Champions League. “Los Blancos” kanë marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të grupit B, aty ku bëjnë pjesë edhe gjermanët e M’Gladbach dhe ukrainasit e Shakhtar Donetsk.
Ekipi spanjoll kërkon fitoren me çdo kusht në përballjen e së martës (21:00), pasi çdo rezultat tjetër do të rrezikonte objektivin kualifikim. Zinedine Zidane nuk fshihet në konferencën për shtypin, flet rreth kundërshtarëve dhe homologut Conte, me të cilin ka luajtur te Juventusi.
FINALJA – “Na pret një finale dhe jemi gati ta luajmë si të tillë. Lojtarët duhet të japin gjithçka dhe të tregojnë se e meritojnë të jenë pjesë e këtij klubi. Janë tre pikë në lojë dhe duhet të përpiqemi t’i fitojmë ato. Mungesa e Militaos ndikon, humbasim diçka pa të, por lojtarët e tjerë do të japin gjithçka nesër”.
KUNDËRSHTARI – “E njohim mirë Interin. Ata janë të fortë fizikisht dhe luajnë një futboll cilësor, do të jetë një përballje e ndërlikuar. Na pret një ndeshje e vështirë, çdo ndeshje është si finale për ne, e kemi të qartë diçka të tillë dhe jemi të përqendruar për të fituar me Interin”.
OBJEKTIVAT – “Sezonin e kaluar dështuam në Evropë, por objektivat e Realit nuk ndryshojnë kurrë. Ata që luajnë këtu e dinë që kemi si qëllim të fitojmë Champions League. Nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur, por e kemi në dorë për të ndryshuar të ardhmen tonë”.
CONTE – “Nuk ka biseduar me të kohët e fundit, por si kapiten ka qenë shumë i rëndësishëm për Juventusin. Nuk u befasova aspak kur nisi rrugëtimin e trajnerit. Kemi pasur raporte të mira së bashku, më kujtohet kur ika ta takojë në Torino në fillimet e mia si trajner. Më la përshtypje fantastike”.
RREZIKU I SHKARKIMIT – “Nuk e mendoj diçka të tillë. Unë jam një tip pozitiv dhe mendoj gjithmonë pozitivisht. E kam mendjen vetëm te ndeshja me Interin. Ne duhet të përgatisim mirë këtë sfidë dhe le të zbresim në fushë për ta fituar, kaq mund të them”. /abcnews.al