“Zidane është idhulli im, numrin 5 në fanellë e mbaj vetëm prej atij”

schedule10:59 - 28 Mars, 2020

schedule 10:59 - 28 Mars, 2020

Zinedine Zidane ka qenë padiskutim një prej futbollistëve më të mirë të futbollit modern. Ylli francez ka inspiruar miliona futbollistë dhe një prej tyre, është dhe mesfushori i Liverpool, Ginni Wijnaldum.

“Tulipani” i të kuqve ka dhënë një intervistë sot, ku ka pranuar se e mban numrin 5 te Liverpool vetëm për shkak të Zidane. Zizou e mbajti numrin 5 në fanellë te Real Madrid, aty ku ishte shumë i suksesshëm.

“Numri 5 është numri im i fatit. Kur isha i vogël, e mbaja këtë numër prej idhullit tim, Zinedine Zidane, që ka qenë i suksesshëm te Real Madrid. Kur erdha te Liverpool, zgjodha menjëherë numrin 5. Ishte shumë i lumtur për këtë gjë”, shpjegoi Wijnaldum./abcnews.al