Tashmë kemi raportuar se ish-lojtari i Juventusit, Zinedine Zidane është i etur për të provuar veten në kampionatin italian dhe pranon të drejtojë klubin torinez.
Sipas RMC Sport, Zidane është gati të drejtojë klubin edhe nëse Juventus nuk arrin të hyjë në zonën e Champions League.
Zidane shpreson për një projekt afatgjatë, serioz dhe është gati të presë, thotë burimi. Tani vendimi i takon Juventusit, teksa shkarkimi i Allegrit do t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye klubi nuk është ende gati për të. Më parë, Zinedine Zidane ka drejtuar Real Madridin, dhe me shumë sukses, duke e çuar klubin drejt fitoreve në Ligën e Kampionëve. /G.D abcnews.al/